fbpx

BEPRO shpk, në kuadër të programit NOMAD TECH – Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Novatorëve, zbatuar nga Shoqata LIBURNETIK, shpall këtë ftesë për ofertë për kontraktimin e një ofruesi shërbimi për zhvillimin e modulit AI për Lead Scoring dhe konfigurimin e infrastrukturës cloud agnostike të platformës NEXORA.

Kushtet për pjesëmarrje:

– Subjektet duhet të jenë të regjistruara në QKB dhe të licencuara për aktivitetin e teknologjisë së informacionit / zhvillimit softuerik.     
– Preferohen kompani me eksperiencë të mëparshme në projekte AI, Cloud Infrastructure ose SaaS platforms.    

SubjektiBEPRO shpk
Objekti i prokurimit:Zhvillimi i Modulit AI për Lead Scoring dhe Automatizim & Konfigurimi i Infrastrukturës Cloud Agnostike për Platformën NEXORA
Buxheti maksimal (lekë, me TVSH): 2,340,000
Data e nisjes së prokurimit:15/10/2025
Data e mbylljes së prokurimit:11/11/2025

Ofruesi i shërbimit duhet të realizojë:

  • Zhvillimi i modulit AI për Lead Scoring dhe Automatizim me qasje hibridë (ML + LLM open/closed source).
  • Krijimi i API-ve REST për integrim me CRM NEXORA.
  • Konfigurimi i infrastrukturës cloud agnostike (dokumenti deploy + Docker + CI/CD).
  • Raport final dhe dokumentim teknik i plotë.

Kushtet për pjesëmarrje:

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre deri më 11/11/2025 ora 23:00 në adresën: nexora@bepro.al
Nuk pranohen oferta të dorëzuara dorazi.

Specifikimet teknike:

Për këtë projekt, BEPRO shpk do të zhvillojë procedurën e prokurimit për produktet  dhe sherbimet sipas pershkrimeve ne tabelen e meposhtme.

NrPërshkrimi i mallit/ shërbimit/Çmimi/njësi me TVSH
1Zhvillimi i modulit AI për Lead Scoring dhe Automatizim me qasje hibridë (ML + LLM open/closed source). 
2Krijimi i API-ve REST për integrim me CRM NEXORA. 
3Konfigurimi i infrastrukturës cloud agnostike (dokumenti deploy + Docker + CI/CD). 
4Raport final dhe dokumentim teknik i plotë. 

Specifikime  te pergjithshme teknike:

  1. Përvojë profesionale

Të kenë eksperiencë ne fushën e zhvillimit software.

  1. Dorëzim i materialeve

Të gjitha produktet të dorëzohen në formate të përdorshme (.pdf, .png, .mp4) dhe në formate redaktueshme (.ai, .psd, .pptx, .docx etj).

  1. Origjinaliteti dhe të drejtat e autorit

Materialet duhet të jenë origjinale dhe të mos cenojnë të drejtat e palëve të treta.

  1. Respektimi i afateve

Ofertuesi duhet të angazhohet për dorëzim sipas kalendarit të përcaktuar në kontratë.

  1. Bashkëpunim me ekipin e projektit

Të jenë të gatshëm për komunikim dhe koordinim të rregullt me ekipin e NEXORA.

  1. Konfidencialitet

Të ruajnë konfidencialitetin e informacionit të projektit dhe të mos përdorin asnjë material pa leje të shkruar.

7. Infrastruktura: Cloud-agnostike (AWS, Azure, GCP, Supabase ose on-prem).

8. Siguria: HTTPS, backup ditor, encryption at rest, role-based access.

9. Dokumentim: OpenAPI/Swagger + manual instalimi dhe mirëmbajtjeje.

Kushte të përgjithshme:

1)         Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe licensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara;

2)         Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e bashkisë Tiranë

3)         Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e subjektit nexora@bepro.al brenda datës 11/11/2025

Nuk pranohen ofertat dorazi.

4)         Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare sipas kushteve  të kontratës dhe lëshimit të faturës përkatëse.

Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesin të dhënat e plota të personit të kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:

1)         Ekstraktin e QKB

2)         Ofertën financiare për çdo produkt sipas tabelës më sipër.

3)         Ofertë teknike (të detajuar sipas ToR së bashkëngjitur);

4)           Profili i kompanise (opsionale).
5)           Portofol punësh të meparshme (opsionale).

Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.


Dokumenta