fbpx

BePro shpk, në kuadër të Programit NOMAD TECH – Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Novatorëve, zbatuar nga Shoqata LIBURNETIK, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për zhvillimin e Modulit të Menaxhimit të Udhëtimit dhe Akomodimit.

SubjektiBEPRO shpk
Objekti i prokurimit:Zhvillimi i Modulit të Menaxhimit të Udhëtimit dhe Akomodimit
Buxheti maksimal (lekë, me TVSH): 730,988.00
Data e nisjes së prokurimit:15/11/2025
Data e mbylljes së prokurimit:30/11/2025

Kushte për pjesëmarrje:

1. Regjistrimi i udhëtimit:

– Kush vjen, me kë vjen, numri i dhomave dhe tipi i dhomës

– Hoteli i akomodimit

– Pika e mbërritjes (aeroport/port/autobus)

2. Informacioni i transportit:

– Flight number, terminal, linja ajrore

– Trageti dhe orari i mbërritjes

– Autobusi dhe stacioni

3. Shoferi & transfertat:

– Caktimi i shoferit

– Vendndodhja e marrjes dhe destinacioni

– Statuset Pick-Up Confirmed / Arrived

4. Biletat e udhëtimit:

– Nëse biletat janë të përfshira në çmim ose jo

– Ngarkimi i dokumenteve dhe biletave

5. Akses për hotelet:

– Shikim liste akomodimesh

– Pranim dhe ndryshim të dhomave

– Vendosja e numrit të dhomës

6. Akses për shoferët:

– Plan ditor i transfertave

– Konfirmime dhe raportim

7. Role & Permission:

– Agjentët (aksese vetëm për udhëtimet e tyre)

– Backoffice (akses i plotë)

– Role dinamike

Ofertat dorëzohen vetëm me email në: nexora@bepro.al deri më 30/11/2025 ora 22:00.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë brenda një skedari ZIP.

Nuk pranohen oferta të dorëzuara dorazi.

Specifikimet teknike:

Për këtë projekt, BEPRO shpk do të zhvillojë procedurën e prokurimit për produktet  dhe sherbimet sipas pershkrimeve ne tabelen e meposhtme.

NrPërshkrimi i mallit/ shërbimit/Çmimi/njësi me TVSH
1Moduli i udhëtimit 
2Paneli i hoteleve 
3Paneli i shoferëve 
4Role dhe autorizime 
5Kodi final dhe dokumentim minimal

Specifikime  te pergjithshme teknike:

  1. Përvojë profesionale

Të kenë eksperiencë të dokumentuar në fushën e marketingut, branding-ut ose fushatave dixhitale.

  1. Dorëzim i materialeve

Të gjitha produktet të dorëzohen në formate të përdorshme (.pdf, .png, .mp4) dhe në formate redaktueshme (.ai, .psd, .pptx, .docx etj).

  1. Origjinaliteti dhe të drejtat e autorit

Materialet duhet të jenë origjinale dhe të mos cenojnë të drejtat e palëve të treta.

  1. Respektimi i afateve

Ofertuesi duhet të angazhohet për dorëzim sipas kalendarit të përcaktuar në kontratë.

  1. Bashkëpunim me ekipin e projektit

Të jenë të gatshëm për komunikim dhe koordinim të rregullt me ekipin e NEXORA.

  1. Konfidencialitet

Të ruajnë konfidencialitetin e informacionit të projektit dhe të mos përdorin asnjë material pa leje të shkruar.

Kushte të përgjithshme:

1)         Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe licensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara;

2)         Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e bashkisë Tiranë

3)         Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e subjektit nexora@bepro.al brenda datës 30/11/2025

Nuk pranohen ofertat dorazi.

4)         Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare sipas kushteve  të kontratës dhe lëshimit të faturës përkatëse.

Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesin të dhënat e plota të personit të kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:

1)         Ekstraktin e QKB

2)         Ofertën financiare + teknike për çdo produkt sipas tabelës më sipër.

3)           Profili i kompanise
4)           Portofol punësh të meparshme (opsionale)

Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.


Dokumenta