BEPRO shpk, në kuadër të programit NomadTech – Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Novatorëve, zbatuar nga Shoqata LIBURNETIK, shpall ftesën për ofertë për ofrimin e një shërbimi të integruar që përfshin:
– Zhvillimin e identitetit vizual për produktin NEXORA
– Dizajnin e ndërfaqes së përdoruesit (UI) për sistemin CRM
– Zbatimin e fushatave reklamuese në rrjete sociale (Meta & Google Ads)
– Hartimin e raporteve mbi performancën e fushatave
| Subjekti | BEPRO shpk |
| Objekti i prokurimit: | Objekti i prokurimit: Shërbime të marketingut dhe komunikimit – Branding & Fushata Dixhitale për promovimin e NEXORA |
| Buxheti maksimal (lekë, me TVSH): | 2,542,498 |
| Data e nisjes së prokurimit: | 15/10/2025 |
| Data e mbylljes së prokurimit: | 29/10/2025 |
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre deri më 29/10/2025 ora 16:00 në adresën: nexora@bepro.al
Nuk pranohen oferta të dorëzuara dorazi.
Specifikimet teknike:
Për këtë projekt, BEPRO shpk do të zhvillojë procedurën e prokurimit për produktet dhe sherbimet sipas pershkrimeve ne tabelen e meposhtme.
| Nr | Përshkrimi i mallit/ shërbimit/ | Çmimi/njësi me TVSH |
| 1 | Krijimi i brandbook (logo, ngjyra, font, stil komunikimi) | |
| 2 | Krijimi i dizajnit vizual për ndërfaqen e përdoruesit të platformës NEXORA (UI mockups për dashboard, module, statistika, etj.) | |
| 3 | Strategji dhe ekzekutim i fushatave në Meta & Google Ads | |
| 4 | 2 Raporte mbi impaktin dhe rezultatet, afatmesëm dhe përfundimtar. |
Specifikime te pergjithshme teknike:
- Përvojë profesionale
Të kenë eksperiencë të dokumentuar në fushën e marketingut, branding-ut ose fushatave dixhitale.
- Dorëzim i materialeve
Të gjitha produktet të dorëzohen në formate të përdorshme (.pdf, .png, .mp4) dhe në formate redaktueshme (.ai, .psd, .pptx, .docx etj).
- Origjinaliteti dhe të drejtat e autorit
Materialet duhet të jenë origjinale dhe të mos cenojnë të drejtat e palëve të treta.
- Respektimi i afateve
Ofertuesi duhet të angazhohet për dorëzim sipas kalendarit të përcaktuar në kontratë.
- Bashkëpunim me ekipin e projektit
Të jenë të gatshëm për komunikim dhe koordinim të rregullt me ekipin e NEXORA.
- Konfidencialitet
Të ruajnë konfidencialitetin e informacionit të projektit dhe të mos përdorin asnjë material pa leje të shkruar.
Kushte të përgjithshme:
1) Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe licensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara;
2) Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e bashkisë Tiranë
3) Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e subjektit nexora@bepro.al brenda datës 29/10/2025
Nuk pranohen ofertat dorazi.
4) Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare sipas kushteve të kontratës dhe lëshimit të faturës përkatëse.
Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesin të dhënat e plota të personit të kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:
1) Ekstraktin e QKB
2) Ofertën financiare për çdo produkt sipas tabelës më sipër.
3) Numrin e llogarisë bankare.
4) Profili i kompanise
5) Portofol punësh të meparshme (opsionale)
Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.