fbpx

BEPRO shpk, në kuadër të programit NomadTech – Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Novatorëve, zbatuar nga Shoqata LIBURNETIK, shpall ftesën për ofertë për ofrimin e një shërbimi të integruar që përfshin:
Ndërtimi i një platforme CRM moderne dhe funksionale për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, e cila do të përfshijë të gjithë arkitekturën dhe API-të për integrim me module të tjera të sistemit. Zgjidhja duhet të jetë API-First dhe multi-tenant, e zhvilluar mbi Symfony (back-end), MySQL (databazë) dhe Angular 15+ (front-end).

SubjektiBEPRO shpk
Objekti i prokurimit:Zhvillimi i Platformës CRM dhe ndërtimi i API-ve për integrim me sisteme të jashtme
Buxheti maksimal (lekë, me TVSH):1,790,000
Data e nisjes së prokurimit:15/10/2025
Data e mbylljes së prokurimit:30/10/2025

Ofruesi i shërbimit duhet të realizojë:

– Zhvillimin e moduleve: Leads, Deals, Clients, Dashboards, Settings

– Zbatim të një arkitekture multi-tenant

– Zhvillimin e API-ve REST për të gjitha funksionalitetet

– Dokumentimin teknik të API-ve me Swagger/OpenAPI

– Testimin funksional dhe dorëzimin e zgjidhjes së plotë brenda afatit

Kushtet për pjesëmarrje:

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre deri më 30/10/2025 ora 18:00 në adresën: nexora@bepro.al
Nuk pranohen oferta të dorëzuara dorazi.

Specifikimet teknike:

Për këtë projekt, BEPRO shpk do të zhvillojë procedurën e prokurimit për produktet  dhe sherbimet sipas pershkrimeve ne tabelen e meposhtme.

NrPërshkrimi i mallit/ shërbimit/Çmimi/njësi me TVSH
1Zhvillimi i moduleve kryesore (Leads, Deals, Clients, Dashboards, Settings) 
2Zbatim multi-tenant 
3API REST dhe autentikim 
4Dokumentim API me Swagger 
5Testim dhe dorëzim 

Specifikime  te pergjithshme teknike:

  1. Përvojë profesionale

Të kenë eksperiencë të dokumentuar në fushën e zhvilimit te aplikacioneve web,

Dorëzim i materialeve

Të gjitha produktet të dorëzohen në formate të përdorshme (.pdf, .png, .mp4, kod burim) dhe në formate redaktueshme (.ai, .psd, .pptx, .docx et, php, js, html, tsx etjj).

  1. Origjinaliteti dhe të drejtat e autorit

Materialet duhet të jenë origjinale dhe të mos cenojnë të drejtat e palëve të treta.

  1. Respektimi i afateve

Ofertuesi duhet të angazhohet për dorëzim sipas kalendarit të përcaktuar në kontratë.

  1. Bashkëpunim me ekipin e projektit

Të jenë të gatshëm për komunikim dhe koordinim të rregullt me ekipin e NEXORA.

  1. Konfidencialitet

Të ruajnë konfidencialitetin e informacionit të projektit dhe të mos përdorin asnjë material pa leje të shkruar.

Kushte të përgjithshme:

1)         Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe licensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara;

2)         Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e bashkisë Tiranë

3)         Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e subjektit nexora@bepro.al brenda datës 30/10/2025

Nuk pranohen ofertat dorazi.

4)         Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare sipas kushteve  të kontratës dhe lëshimit të faturës përkatëse.

Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesin të dhënat e plota të personit të kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:

1)         Ekstraktin e QKB

2)         Ofertën financiare për çdo produkt sipas tabelës më sipër.

3)         Ofertën teknike

4)           Profili i kompanise
5)           Portofol punësh të meparshme (opsionale)

Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.


Dokumenta